Austria, 2 zjarrfikëse për Krujën e Vlorën

Berisha në takim deputet të Parlamentit Austriak
Dy makina zjarrfikëse do ti dhurohen qyteteve të Krujës dhe Vlorës nga dy komuna të Austrisë dhe do ti ofrohet trajnim efektivave zjarrfikës të këtyre qyteteve. Kjo ndihmë vjen në vijim të premtimit të bërë një vit më parë.
Lajmin për dhurimin e zjarrfikëseve e dha deputeti i Parlamentit austriak dhe nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si dhe me një përfaqësi të shërbimit zjarrfikës nga këto dy komuna gjatë një takimi me kryeministrin.
Kryeministri i vendit Sali Berisha vlerësoi këtë ndihmë bujare dhe angazhimin e sinqertë për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sektor jetik për komunitetin.
Në takim u diskutua dhe për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen në këtë sektor dhe krijimit të komponentit vullnetar si një element i rëndësishëm për këtë shërbim. /E.L/