E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani qeverises, Rama: Të qeverisim jo si Gërdeci, por si Tirana

Një qeverisje ndryshe: në shërbim të qytetarit, garant të pronës, pa centrale bërthamore, gjyqësor të pavarur, media të cliruar nga zinxhirët, ristrukturim policisë dhe një epokë të re universitare. Ky është programi i PS ne rat se fiton zgjehdjet 

TIRANE- “ Kam hyrë në garë për të ndryshuar rregullën e lojës dhe për ti dhënë më 28 qershor Shqipërisë një qeverisje për qytetarët dhe me qytetarët”- Ky është premtim që kryetari socialist dha para mbështetësve të tij kur kanë mbetur vetëm pak ditë për të nisur beteje elektorale.

“Libri më shton peshën e përgjegjësisë pas 28 qershorit për të qeverisur ndryshur vendin. Është koha që ndryshimi të ndodhë”- theksoi në fjalën e tij Edi Rama, teksa deklaratat e tij ndërpriteshin disa herë nga duartrokitjet e delegatëve socialistë të pranishëm në Pallatin e Kongreseve.

Kryetari i Paritsë Socialiste deklaroi se është koha për t’i dhënë fund politikës së vjetër sic e cilësoi ai “të llogoreve”:
“Më 28 qershor do të nisë historia e aleances mes fermerit dhe shtetit, mbi bazen e interesave reciproke. Duhet t'i jepet fund diskriminimit të njerëzve në fshat, të cilet ndjehen te harruar....Asnjë bujk e fermer pa certifikatën e pronësisë mbi tokë. Do i japim fund ankthit dhe talljes së fermerëve.”- premtoi Rama

Ai akuzoi kryeministrin aktual Sali Berisha për keqqeverisje, një kryeministër që nuk di të bëjë detyrën e tij dhe me një politik të vjetër të interesave të vogla.

” Kryeministri nuk di detyrën e tij. Ai është i vetmi në Europë që bredh fshatrave më gërshërë në dorë për të inauguruar rrugët. Shfrytëzon taksat e qytetarëve për të ndërtuar rrugë pa asnjë standard duke i kthyer ato si burime kryesore të aksidenteve. Nuk bën detyrën e mbrotjes së territorit dhe tokës bujqesore” Sipas Ramës në mbarë vendin është trefishuar numri i ndërtimeve pa leje në këto 4 vite.
Shëndetësia
Rama prezantoi alternativën e Shërbimit shëndetësor Universal, sipas parametrave europian. “Për infermierët, dhe mjekët premtoj se nuk do të jenë më pjesë e propagandës. Do i japim jetë shërbimit shëndetësor kombëtar” .
Arsimi
Rama akuzoi qeverisjen aktuale për mos pasjen e një politike arsimore, dhe për shtimin e fëmijëve analfabetikë.
“Do i japim diplomës vlerën e saj. Për universitetet do nisë një epokë e re. Nuk do mbyllim asnjë universitet, por secili duhet ta sigurojë mbi bazën e konkurrencës.... Jemi gati që në 4 vjet të bëjmë për arsimin aq sa politika e vjetër nuk ka bërë për 18 vjet"
Mjedisi
Rama tha se është koha për të ndryshuar marrëdhënien me mjedisin, më shumë pemë, më shumë pastërti ndërsa vë theksin në mos ndërtimin e centraleve bërthamore. “Do ta pastrojmë Shqipërinë nga plehrat urban. Do ndajmë me thikë alternativave korruptive dhe do presim krahëhapur
investimet e huaja. Nuk do bëjmë asnjë shaka rrënqethëse si ajo e centralit bërthamor të Shkodrës. Në 4 vitet e ardhshme do mbledhim më shumë pemë sec janë mbjellur 18 vite” .

Gjatë fjalës së tij kryetari socialist u shpreh i sigurtë në fitoren e socialistëve. “kryeministri për të fshehur tragjedinë e Gërdecit sulmon bashkinë e Tiranës. Shpifjet ndaj bashkisë, kryeministri i ka marrë tre herë nga populli i kryeqytetit këtë herë do ta marrë nga i gjithë populli i Shiqpërisë. Shqiptarët nuk e duan fshatin e qytetin si Gërdeci por si Tirana”- theksoi Rama.

Rama premton të jetë një kryeministër në shërbim të qytetarëve, “Do u japim mbrojtjet të varfërve, krajëve të papunëve, mbështetje bizneseve, punë studentëve. Do jemi garant të pronës së tyre dhe do mbështesim fort sistemin gjyqësor që do ketë pavarësinë e plotë. Do të clirojmë mediat nga zinxhirët”. 
Programi PS
Programi i prezantua nga hartues të programit socialist premton sfida.

Arben Malaj deklaroi se ekonomia ndodhet përballë sfidave dhe se programi i hartuar synon rritje ekonomike brenda një viti. Duke synuar një ekonomi të suksesshme, Malaj premtoi se qeveria socialiste do të reduktonte deficitin buxhetor, borxhin si dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare financiare, duke theksuar se pas 28 qershorit do të rinisë bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në politikën e jashte programi i PS-së premton ndryshim cilësor shërbimi konsullor, i cili do të preket nga shqiptarët që jetojnë jashtë. Premton zbatimin e MSA përmes reformave të qëndryeshme, krijimin e një ekonomie tregu funksionale do të mundësojnë rritjen e mirëqenies.

“Do bëjmë realitet ëndrrën shqiptare, për të lëvizur pa viza brenda hapësirës shenjen brenda 2010. Do ndërtojmë rrugë në standardet europiane”. Socialistët premtojmë ndryshim të mënyrës së qeverisjes, botës akademike, përmirësim të nivelit t jetesës së shqiptarëve
Sokol Bare tha se programi mjedisor është radikalisht i qëndryeshëm. Premtohet politikë sociale pro aktive, ku prioritet do të kenë grupet në nevojë.

Sfidë tjetër është arsimimi. Sipas Ledi Shamkut qeverisja aktuale nuk ka pasur politikë arsimore. Socialistët premtojnë pas 28 qershorit shkolla moderne, politika të vërteta arsimore dhe shpërblim real të punës së arsimtarëve. 

Nis punimet Konferenca Kombëtare e PS-së
Ora 12:18 Përfaqësues nga delegatë të 12 qarqeve përshëndesin hapjen e Konferencës Socialiste. Në Pallatin e Kongreseve delegatë nga 12 qarqet e vendit ndërkohe që 7 pikat e programit do prezantohen nga 7 drejtues te lartë të PS.

Partia Socialiste prezanton sot programin qeverisës
Ora 07:08 Partia Socialiste do të prezantojë programin e saj qeverisës në Konferencën Kombëtare për Programin që do të mbahet sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Konventa ose sic quhet zyrtarisht konferenca kombëtare për programin do të mbledhë në mesditën e sotme në Pallatin e Kongreseve delegatë nga 12 qarqet e vendit ndërkohe që 7 pikat e programit do prezantohen nga 7 drejtues te larte te PS. Punimet do kulmojnë me fjalimin e kreut te PS Edi Rama që është dhe drejtues i koalicionit të majtë „Bashkimi për Ndryshim“.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›