Skandal ne tenis / Djokoviç, i paguar për të humbur

Pas rezultateve të fiksuara në futboll, skandaleve që lidhen me kompanitë e basteve, dopingut në ciklizëm, tani kanë filluar tentativat për të trukuar rezultatet e tenisit. Sipas të përditshmes angleze "The Sun", serbi Novak Djokovic kishte refuzuar të humbiste një ndeshje në turneun e Shën Petërburgut të zhvilluar vitin e kaluar. Shuma e ofruar për serbin ishte 150 mijë euro, por Djokovic e kishte refuzuar atë. Tabloidi anglez hedh i pari dyshimin për trukimin e ndeshjeve të tenisit. Nëse do të ndodhte kjo, atëherë do të ishte lajmi i dytë më i madh pas atij të ndodhur me ish-tenistin anglez, Tim Henman, i cili konfirmoi se ishte në dijeni të faktit se disa lojtarë ishin kontaktuar për të trukuar ndeshje. Edhe "ATP", Federata Ndërkombëtare e Tenisit, është duke hetuar një seri rezultatesh të dyshimta që lidhen me bastet. Një nga hetimet e nisura është ai mbi humbjen e Nikolaj Davidenkos me Martin Vasalo Arguelon në Poloni gjatë muajit gusht. Kompania e basteve "Betfair" pohoi se për këtë ndeshje shuma e vendosur ishte dhjetë herë më shumë se normalja.
20-vjecari Novak Djokovic, një nga talentet e reja të tenisit, është profesionist qysh nga viti 2003 dhe arritja e tij më e madhe është finalja e US OPEN ku ai humbi me rezultatin 3-2 nga tenisti zciceran Roxher Federerer. Djokovic, tenisti i tretë më i mirë në botë, ka qenë tri herë në finalet e "Master Series" duke fituar në Majami dhe Montreal, ku dhe mundi numrin një në botë, Federer. Djokovic është i sponsorizuar nga "Uilson" dhe gjatë ndeshjeve vesh këpucë atletike "Adidas". Beogradasi jeton në Montekarlo dhe flet serbisht, gjermanisht dhe anglisht. Për Djokovic dhe bukuroshen Maria Sharapova flitet për një lidhje që e kalon miqësinë e zakonshme, teksa dy tenistët janë parë shpesh duke ngrënë darkë së bashku.
Frika e Tim Henman
Tenisti anglez Tim Henman pranoi se ndiente frikë pas deklarimit mbi fiksimin e ndeshjeve të tenisit, tashmë që ka dhënë dorëheqjen. Ish-tenisti britanik numër 1 dhe tenisti numër katër i botës pohoi se disa njerëz të panjohur për ambientet e tenisit u janë afruar lojtarëve me synim për të bërë para me ndeshjet e tyre. "Unë për veten time nuk e kam pasur këtë eksperiencë, por kam dëgjuar të flasin lojtarët për këtë, duket se dicka e tillë ka ndodhur", - tha 33-vjecari për programin e BBC-së, "Inside Sport". "Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, shumë vigjilentë, pasi tenisi nuk duhet të lidhet me dicka të atillë. Kanë qenë disa lidhje shumë serioze dhe unë e të tjerët jemi në pritje për të parë se cfarë do të ndodhë. Është një target shumë i lehtë, pasi bastet vihen edhe për një garë midis dy kuajve dhe jo për një grand slem ku garojnë 64 ndeshje të tenistëve meshkuj dhe 64 ndeshje të tenisteve femra dhe janë shumë gjëra mbi të cilat mund të vendosësh baste", - përfundoi Henman.