E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spaleti: Kundër Napolit, sfidë delikate

 

Trajneri i Romës, Luçiano Spaleti, nuk e konsideron aspak një ndeshje të lehtë, atë kundër Napolit. I pyetur në lidhje me këtë sfidë, trajneri verdhekuq është shprehur: “Do jetë një ndeshje tepër delikate. Ne jemi gati dhe do të përpiqemi të marrim tri pikët, si dhe të japim spektakël në fushë. Shpresoj që të njëjtën gjë të bëjnë edhe tifozët në shkallët e stadiumit. Mbi aktivizimin në fushë të blerjes më të re të klubit roman, Zheremi Menez, Spaleti tregon: “Kemi arritur të sigurojmë në kohë transferimin e tij dhe lojtari do të jetë në stol në atë ndeshje. Menez nuk është stërvitur me shokët e skuadrës, prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm për aktivizimin e tij”. Në përfundim të fjalës, Spaleti flet për merkaton: “Jam tepër i kënaqur nga ajo çka kemi bërë në merkato. Baptista dhe Menez janë dy lojtarë, të cilët do t’i shërbejnë shumë kësaj skuadre”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›