E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fier, një i vdekur dhe dy të plagosur

I moshuari është aksidentuar nga dy të rinj, të cilët po ecnin me motor në aksin rrugor Frakull-Kafaraj. Plaku kishte zbritur nga fugoni, për të kaluar në anën tjetër të rrugës, por kësaj here ishte fatale për të, duke mos e ditur se ishte udhëtimi i fundit.

Motoçikleta e ka goditur nga pas, duke mos i dhuruar më kohë për të jetuar. I moshuari, së bashku me dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital, por për të moshuarin, mjekët nuk kishin çfarë të bënin më, pasi ai dha shpirt në udhëtim e sipër.

Drejtuesi i motocikletes Celnik Hilaj, 18 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa shoku i tij ka marrë plagë të lehta. Policia tha-në bazë të hetimeve paraprake- se shkaku i aksidenti ishte i moshuari, pasi kishte ndërhyrë gabimisht në rrugë, teksa edhe shpejtësia e motoçikletës i ka shtuar mundësitë e aksidentit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›