(S)pangoja e këputur e maxhorancës
Martin Leka
Çmenduria epshore e një ministri ka bërë “bujën” mediatike e publike që edhe vetë “Gërdeci” i një viti më parë do ta kishte zili. Eshtë quajtur me fjalorin më “gjithëpërfshirës”, që nga ai me tone serioze, gjer tek ai banal. Skandal! Turp! E ndyrë! E pështirë! E pamoralshme. Idiotësi! Çmenduri! Vemje! Krimb! Legen! Monstër! Rrjeti më i vizituar dhe në modë online “facebook”, dje ka qenë i “mbytur” me një temë të tillë. Të paktë kanë qenë ata që nuk kishin shkruar në statuset e tyre temën e sex-gate-Pango! “Zhytet Bursa e Tiranës. Kriza godet edhe industrinë e seksit. Bien aksionet e Lypja Sh.a. Ngjiten kompanitë e vogla Sta-Jap shpk dhe Mbërthecka ltd”, shkruante njëri prej tyre. “S’kuptoj pse po e përjetoni kaq shumë çështjen e Pangos …kujtoni se ministrat e tjerë, apo drejtues të çfarëdoshëm, e mbajnë zinxhirin mbyllur?, ishte komenti i një tjetri anëtari aktiv të rrjetit në fjalë! “Yjet nuk zhvishen kështu”; “Shtrëngoni mbërtheckat”, “...po lemeritem me videon e Ylli Pangos tek Fiksi...AAAAA Pervers!!!”; “Na nxiu faqen ministri i leshit”; “Vetëm Profete Anila mund ta shpëtojë Ylli Pangon nga turpi... madje terapia duhet të bëhej drejtpërsëdrejti... imagjinoj një show të paparë: ... Më tej, edhe vetë politika, pa asnjë përjashtim, ka reaguar pothuajse në të njëjtën mënyrë, përpos toneve herë-herë diabolike për efekte po politike. “E shokuar dhe e frikësuar” është ndjerë kryetarja e Parlamentit, e cila me tone nervoze ka dënuar aktin e turpshëm të ish-ministrit që, sipas saj, “ka tradhtuar moralin e Partisë Demokratike”, duke i kërkuar Pangos dorëzimin e mandatit të deputetit. V. Leskaj, kryetare e grupit parlamentar të PS-së, ka qenë akoma më e ashpër në fjalën e saj në Parlament, kur ka kërkuar edhe ndjekjen penale për vepra të turpshme të ish-ministrit; kryetari i LSI-së, I. Meta, gjithashtu ka kërkuar që të tillë nuk duhet ta shkelin kurrë në sallën e Parlamentit shqiptar...
Ky ka qenë reagimi i menjëhershëm publik si pjesë e protestës qytetare, por edhe atij politik, ndaj aktit të turpshëm të ish-ministrit të Kulturës, Rinisë e Sporteve. I gjithë ky reagim sinkron dhe në mënyra nga më të ndryshmet, nga më seriozet e gjer më banalet, vjen si rrjedhojë e indinjatës së brendshme njerëzore ndaj një akti të tillë të paprecedent. Themi kështu, pasi për herë të parë një skandal i tillë bëhet publik. Por, në këtë rast, duket se edhe “fati” nuk ka qenë rastësor, pasi siç shprehen dhjetëra njerëz, të gjithë e dinin se ish-ministri në fjalë e kishte “normë pune” testimin “mbërtheckor”... Gjithë problemi qëndron në faktin se pse prej kaq kohësh, vese të tilla të ndyra, nuk kanë mundur të bien pre’ e organeve të specializuara të shtetit, por edhe këtë herë, skandalin e publikon një organ mediatik?!... Sa specialiste janë hequr nga puna në këtë ministri (siç shprehen) vetëm pse nuk kanë mundur t’u binden epsheve seksuale të ministrit?
Eshtë e kotë të merresh me analizën e skandalit të ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pasi për pozicionin e tij publik, për llojin e natyrën e skandalit, por edhe traditën e demokracinë tonë të brishtë, gjithçka bëhet më e vështirë edhe për një psikolog (theksoj: psikolog, jo psikopatolog si “heroi” ynë)....
Tashmë që gjithçka ka përfunduar si akt: Pango është shkarkuar, gjithë mjedisi publik e politik e ka dënuar atë, duhet të largohemi nga “histeria” kolektive e të gjykojmë anë të tjera të skandalit. Një nga këto është pikërisht ajo të cilën po e formulojmë në formë pyetjeje: cila është kostoja që duhet të paguajë maxhoranca, qeveria, pjesë e të cilës është ish-ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve?
Edhe pse është ende herët dhe ngarkesa emotive është prezente, pak a shumë palët ndahen në dy grupe. Maxhoranca tenton ta paraqesë këtë si një problem privat, si një përgjegjësi personale dhe si harxh që duhet paguar vetëm nga ish-ministri. Në përpjekje për të minimizuar pikërisht këtë kosto të maxhorancës, kjo e fundit ka bërë përpjekjet maksimalisht të mundshme: menjëherë pas publikimit në “Fiks Fare”, kryeministri ka shkarkuar ministrin e tij. Të nesërmen, kryetarja e Parlamentit dhe eksponentë të tjerë të maxhorancës politike e kanë dënuar aktin e ish-ministrit të tyre. Kaq mund të bënte maxhoranca në kaq pak kohë, nëse mendojmë se askush prej tyre nuk e ka ditur më parë skandalin që ruhej ende në eter në zyrat e redaksisë së “Fiks Fare” në TCH. Nga ana tjetër, opozita, në legjitimitet të plotë të profilit të saj politik, tenton me të drejtë ta konsiderojë këtë jo thjesht si një problem vetjak, por edhe të maxhorancës. Të dyja palët janë në legjitimitet të qëndrimeve të tyre politike. Por a do të ketë kosto maxhoranca pas këtij skandali? Pavarësisht nga gjithë përpjekjet për ta minimizuar e sfumuar, pavarësisht nga madhësia, mendoj se kosto ka. Çdo qeveri do ta vuante një kosto të tillë, për më tepër po të kemi parasysh faktin se një skandal i tillë ndodh pikërisht në prag të zgjedhjeve. Nga ana tjetër, kjo kosto shtohet po të kemi parasysh natyrën e turpshme të skandalit si dhe traditën që ekziston ndaj fenomeneve të tilla. Por, pavarësisht kostos a kostove, e përbashkëta, atë që duan qytetarët dhe votuesit nga të zgjedhurit, është papranueshmëria e tipave të tillë në administratën publike e zyrtare. Thonë se në Francë do të dalë një ligj për t’i sterilizuar... Shqip, tipa të tillë duhen “tredhur”...