E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ngec anija tregtare

 

VLORE – Dallgët e fuqishme nxjerrin në rërë anijen tregtare. Ngjarja ndodhi dje në portin e Vlorës, pak pasi ishte bërë shkarkimi i mallit. Moti i keq ka ndikuar në paralizimin e aktivitetit në port. Dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi nuk kanë ardhur në orarin e përcaktuar, madje vetëm një prej tyre ka mbërritur me disa orë vonesë. Drejtues së kapitanerisë së portit thanë dje se deti i trazuar me intensitet 6-7 ballë në gji dhe deri në 8 ballë në det të hapur, si dhe shpejtësia e erës 25 deri në 30 metër në sekondë ka vështirësuar jetën normale të porit. Ndërsa paraditen e djeshme, një anije tregtare nuk ka përballuar qëndrimin në spirancë dhe forca e dallgëve dhe të erës e kanë ndjerë anijen në cektinë pranë plazhit të vjetër. Bashi i anijes është bllokuar në rërë, por kjo nuk ka shkaktuar dëme materiale dhe as njerëz të lënduar.                                                                q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›