E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishjet e ndërtimeve,protestë në Ksamil

 

SARANDE - Policia e Sarandës shoqëroi dje dy protestues në Ksamil, të cilët bllokuan rrugën bashkë me banorët e tjerë. Ata protestuan për operacionet e përsëritura të Inspektorateve Ndërtimore, të mbështetura edhe nga uniformat blu për prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Por banorët thonë se janë në proces legalizimi. Në përballje me forcat policore nuk munguan as veprimet e dhunshme të banorëve, duke thyer xhamat e automjeteve të policisë. Për këtë shkak blutë shoqëruan në komisariat dy prej protestuesve, Ardiatik Bufi dhe Robert Myrto. Por banorët u shprehën më pas se do të hapnin rrugën vetëm kur policia të lironte dy të shoqëruarit. Kreu i komunës Ksamil, Vesel Koçia, tha se ishte kundër bllokimit të rrugës, por njëherazi edhe kundër prishjeve në mënyrë selektive.                            sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›