Leximi realist i raportit realist...
Kastriot Islami
Raportet e ndërkombëtareve kanë qenë gjithnjë objekt debati midis forcave politike. Dhe debati për to intensifikohet sa më pranë zgjedhjeve ndodhemi. Debati është normal, sepse publikimi i raporteve bëhet qëllimisht që të zhvillohet një debat politik dhe publiku të kuptojë se cilat janë arritjet dhe mosarritjet nga këndvështrimi i një “arbitri” ndërkombëtar. Por ajo që është i panatyrshëm është leximi pothuajse diametralisht të kundërt i raportit nga forcat e ndryshme politike, ndërkohë që të gjithë palët për të kamufluar cilësimin e raportit e karakterizojnë atë qysh në fillim si realist. Aq larg është shkuar me këtë interpretim, sa që publiku jo militant preferon ta lexojë vetë raportin apo të bëhet indiferent. Kjo shpjegon përse publiku rezulton i dyzuar përballë interpretimesh kaq të ndryshme. Po ashtu qeveria e lexon raportin e dyzuar, një lexim krejtësisht pozitiv për publikun dhe një lexim realist nga brenda saj dhe me partnerët. Kjo ka ndodhur në mënyrë edhe këtë radhë me raportin për të të Drejtat e Njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Raporti është si gjithnjë realist...
Po përpiqem të largohem nga leximi për përfitime politike. Raporti përshkruan gjendjen e respektimit të të Drejtave të Njeriut në vitin 2008. Në raport janë përshkruar të gjithë ngjarjet kryesore që kanë ndodhur në vitin 2008 dhe që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut, por edhe me respektimin e shtetit ligjor dhe funksionimin e demokracisë. Ai është realist në kuptimin se përmban informacionin për pothuajse të gjithë ngjarjet kryesore. Është realist, sepse është i balancuar dhe i paanshëm. Është realist, sepse evidenton edhe arritjet, edhe mosarritjet e problemet. Është realist se informacioni është grumbulluar nga burime të besueshme dhe alternative. Dhe së fundi është realist se Departamenti i Shtetit nuk ka asnjë interes të hartojë një raport jorealist.
Vetëm përmbledhja e raportit flet qartë...
Për të qenë i paanshëm vetëm po e shkruaj se çfarë thuhet në përmbledhje të raportit dhe nuk po bëj asnjë interpretim për ta lënë atë në gjykimin e lexuesit. “...Ndërkohë që qeveria përgjithësisht i ka respektuar të drejtat e njeriut, ka pasur probleme në disa fusha. Gjatë këtij viti qeveria është përpjekur të ushtrojë një kontroll më të madh mbi institucionet e pavarura, të tilla si ato të drejtësisë, të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe median. Qeveria ka ndërhyrë në investigimin për ngjarjen e 15 marsit 2008 lidhur me shpërthimin e depos së armëve në Gërdec. Forcat e policisë kanë abuzuar me të burgosurit e të ndaluarit dhe kushtet e paraburgimit mbeten në nivel të ulët. Korrupsioni në polici dhe mungesa e ndëshkimit të tij vazhdojnë të jenë prezent, ndërkohë që vazhdon diskriminimi ndaj grave, fëmijëve dhe minoriteteve. Ndërkohë që ka pasur një farë progresi në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, ai vazhdon të mbetet një problem…”. E thënë kaq qartë nuk ka nevojë për asnjë interpretim. Nëse këtë qeveria e konsideron vlerësim realist kjo mjafton.
Krahasuar me 2007 ka mbi tetë çështje të rënda që përmenden për herë të parë në raport…
Të gjitha ngjarjet e korrupsionit që kanë ndodhur gjatë vitit 2008 përshkruhen në raport. Bëhet fjalë për ngjarjet që qeveria është përpjekur t’i kamuflojë dhe t’i shmangë nga debati, apo t’i paraqesë normale e joproblematike e deri të stisura nga opozita, ndërkohë që ato rezultojnë të perceptuara nga publiku si të lidhura me korrupsionin e nivelit të lartë qeveritar dhe që prekin rëndë të drejtat e njeriut dhe evidentojnë mosrespektimin e shtetit ligjor.
Konkretisht në raport
flitet për:
1. Lulzim Bashën...
Në raport thuhet se “në 13 dhjetor Gjykata e Lartë caktoi 5 gjyqtarë për të shqyrtuar akuzën ndaj Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, për parregullsi në projektin më të madh të punëve publike, rrugën Durrës-Kukës. Parlamenti i hoqi imunitetin në dhjetor 2007...”.
2. Fatmir Mediu...
Në raport për këtë rast thuhet se “...në 16 qershor Parlamenti i hoqi imunitetin ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili dha dorëheqjen në 17 mars për shkak të investigimeve lidhur me shpërthimin në Gërdec, i cili shkaktoi vrasjen e 26 personave. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm filloi në fund të vitit investigimin për të zbuluar përgjegjësit e këtij shpërthimi dhe disa media ndërkombëtare dhe shqiptare dëshmuan se zyra e kryeministrit ishte përpjekur të pengonin këtë dhe investigime të tjera...”.
3. Damir Fazlliç…
Në raport për këtë rast tjetër të korrupsionit thuhet se “...Fazlliç i akuzuar për pastrim parash në Shqipëri u thirr për të dëshmuar nga Prokuroria e Përgjithshme në 8 tetor, ndërkohë që po kryente një vizitë në Shqipëri, por ai arriti të largohej para se të dëshmonte. Ekspertët ligjorë e paraqitën kërcënimin e Ministrisë së Brendshme për të akuzuar Prokurorinë si përpjekje e zhurmshme për të frikësuar Prokurorin e Përgjithshme, në mënyrë që ajo të tërhiqej në veprimet ndaj Fazlliç, i cili akuzohet për lidhje me zyrtarë qeveritarë të nivelit të lartë...”.
4. Zv.ministri i Punëve Publike dhe Territorit
Për këtë rast tjetër të korrupsionit të qeveritarëve të nivelit të lartë në raport thuhet se “... në maj Gjykata e Tiranës përmbylli gjykimin për rastin e gjashtë zyrtarëve qeveritarë të nivelit të lartë, përfshi zëvendësministrin e Punëve Publike, drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve dhe drejtorin e Prokurimeve, të cilët ishin arrestuar në shtator për korrupsion për shkak të implikimit të tyre në një skemë bakshishi me tenderët e ndërtimit...”.
5. Top Channel...
Për ndërhyrjen e qeverisë në media në raport thuhet se “... në 3 shtator qeveria ripërsëriti kërkesën që Top Channel të largohej nga godina pronë e shtetit. Ky stacion televiziv kishte një kontratë qiraje 20-vjeçare me qeverinë. Top Channel, një televizion që kishte qenë kritik ndaj qeverisë apeloi vendimin e Këshillit të Ministrave, ky rast është ende pezull...”.
6. Gazeta “Tema”...
Për goditjen ndaj gazetës “Tema” në raport thuhet se, “... në 11 dhjetor Ministria e Brendshme nxori një urdhër që Ministria e Ekonomisë të ndërpresë një kontratë qiraje 20-vjeçare me gazetën “Tema”, e cila kishte qenë kritike ndaj partisë qeverisëse për çështjet e sigurisë kombëtare...”.
7. Ligji i lustrimit...
Në raport për këtë shqetësimet që krijoi miratimi i këtij ligji thuhet se, “në datën 22 dhjetor, Parlamenti votoi një ligj lustrimi “controversial”, i cili pritet të mundësojë lirimin nga detyra publike të një numri të madh zyrtarësh, të cilët kanë marrë pjesë në procese politike. Fjalët e paqarta (vague) të përdorura në këtë ligj i japin qeverisë një mundësi të gjerë për të vendosur se çfarë do të thotë “proces politik”. Kësisoj, qeveria zotëron një hapësirë të madhe për të vendosur nëse një zyrtar duhet të largohet nga detyra apo jo. Vëzhgues ndërkombëtarë, duke përfshirë OSBE-në dhe Këshillin e Europës, kritikuan në mënyrë të prerë këtë ligj, dhe shprehën shqetësim se ligji po e lejon qeverinë të ushtrojë kontroll politik mbi gjyqësorin, të vendosë në rrezik zhvillimin e rregullt të proceseve gjyqësore dhe shmangë mbrojtjen kushtetuese që i jepet gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të Parlamentit. Për më tepër, ligji kërkon që individë subjekt të këtij ligji nuk mund të marrin pjesë në shqyrtimin ligjor të tij, çka e vendos gjykatën në konflikt të drejtpërdrejtë me qeverinë…”.
8. Për korrupsionin si dukuri e përgjithshme…
Për çështjet e korrupsionit që qeveria mburret në këtë raport thuhet se, “... ligji antikorrupsion parashikon dënime për korrupsionin e zyrtarëve. Pavarësisht disa arrestimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë në nivel qendror e lokal, korrupsioni mbetet një pengesë e madhe për reformat e rëndësishme dhe një problem serioz...”.
Në vend të konkluzionit...
Pa dashur të jap një konkluzion për një raport realist e të qartë, më rezulton evident një konkluzion i trefishtë i) në një raport për respektimin e të drejtave të njeriut për rastin e Shqipërisë, vend kryesor zënë rastet e korrupsionit të lidhura me qeveritarë të nivelit të lartë, ii) për çështjet e respektimit të drejtave të njeriut vlerësimet midis arritjeve dhe problemeve janë të balancuara dhe pa ndonjë rritje të ritmit apo të cilësisë së përmirësimit të tyre, iii) fatkeqësisht Shqipëria vazhdon të marrë vlerësime pozitive përsa i përket progresit në miratimin e legjislacionit dhe vlerësimeve negative përsa i përket implementimit dhe rezultateve nga zbatimi i reformave dhe ligjeve të miratuar.