E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja: BE qëndrim pragmatik për Kosovën

BRUKSEL- Bashkimi Europian do të marrë një qëndrim pragmatik për Kosovën, vecanërisht për planin e Prishtinës për Mitrovicën. Kështu ka deklaruar Ministri i jashtëm spanjoll Angel Moratinos vendi i të cilit mban presidencën e radhës në Bashkimin Europian. Komentet e tij i ka bërë gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremic në Bruksel. Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por Moratinos është i detyruar të flasë në emër të të gjithë vendeve anëtare të BE, ku tashmë shumica e njohin Kosovën. Moratinos është treguar mjaft i kujdesshëm për të mos konfirmuar apo kundërshtuar komentet e Jeremic për Kosovën. Kështu Moratinos konfirmoi se në fund të muajit maj në Sarajevë do të mbahet një konferencë e Bashkimit Europian për Ballkanin perëndimor, ku padiskutim Kosova është një prej cëshjtjeve të përfshira. Ndërkohë Jeremic shfrytëzoi rastin për tu ankuar tek shefi i diplomacisë spanjolle për planin e zyrës së përfaqësuesit civil ndërkombëtar Piter Faith në lidhje me eliminimin e strukturave paralele në Kosovë. Ky plan ka marrë miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vendeve të Bashkimit Europian, megjithatë Moratinos nuk e konfirmoi këtë cështje. Ai nuk përmendi as planet për ti ofruar Kosovës rrugën e anëtarësimit duke thënë se ky problem ende nuk është diskutuar në detaje nga liderët e bllokut. I kënaqur nga mbështetja e Bashkimit Europian, Jeremic premtoi se Serbia do të vazhdojë të ketë prioritet anëtarësimin në BE dhe bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës. Në përgjigje të kësaj Ministri i Jashtëm spanjoll Moratinos tha se Serbia mund të luajë një rol mjaft konstruktiv në gjithë Ballkanin Perëndimor. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›