E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja: Nuk e kemi ndërmend ta njohim Kosovën

Spasnja, vazhdon ende ta refuzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtë e konfirmoi Ministri i jashtëm spanjoll Jose Manuel Garcia, gjatë një vizite në Rumani.
“Spanja nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, për sa kohë që Serbia nuk e pranon atë”, tha kryediplomati spanjoll.

Ai tha se njohja e pavarësisë së Kosovës do të thotë “ njohje e deklaratës në kundërshtim me ligjin kushtetutës të ish-Jugosllavisë dhe të drejtën ndërkombëtare”, transmeton France-Presse.

Garcia, shtoi se Spanja përshëndet marrëveshjen e Brukselit, por “nuk e kalojmë vijën e kuqe me njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, theksoi ai.
Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që së bashku me Rumaninë, Sllovakinë, Greqinë dhe Qipron ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›