Spanja: Nuk ka plan evropian ndihme për ne
Pas disa artikujve të botuara në shtypin gjerman lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i Ministrisë spanjolle të Ekonomisë deklaroi se "përgënjeshtrojmë këtë informacion, po ashtu siç kanë bërë qeveria gjermane dhe Komisioni Evropian".
Ndërsa sekretari spanjoll i Shtetit për Ekonominë dhe Buxhetin, Carlos Ocaña, deklaroi gjatë një konference për shtyp se ''Spanja aktualisht nuk po negocion me asnjë institucion evropian për financime shtesë. Qeveria spanjolle po punon për të vërtetuar se këto hamendësime janë të pabaza, siç është në këtë rast".