E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja: Shqiperia, shanse per ne NATO

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua gjate qendrimit ne Spanje edhe me homologun e saj spanjoll, Hoze Bono Martinez, duke plotesuar keshtu axhenden e takimeve me autoritetet me te larta spanjolle.

Zoti Martinez u shpreh i kenaqur qe komisioni i jashtem i Parlamentit spanjoll miratoi me unanimitet gjate qendrimit te zonjes Topalli ne Madrid, protokollin e anetaresimit ne NATO.

Ai tha se Shqiperia i ka te gjitha shanset per t’u anetaresuar ne NATO, vecanerisht pas kalimit me maturi te periudhes se tranzicionit dhe progresit te jashtezakonshem qe po perjeton vendi.

Zhvillimet politike dhe ekonomike ne Shqiperi ishin ne qender te nje takimi qe Topalli zhvilloi ne Institutin Mbreteror Elkano, ku moren pjese edhe ambasadore te vendeve te Bashkimit Europian, te akredituar ne Spanje.

Gjate vizites ne Spanje, e para e ketij niveli ne marredheniet mes dy vendeve, zonja Topalli u takua me kryeministrin Zapatero, i cili e garantoi kryetaren e Parlamentit per perkrahjen e Spanjes ne proceset integruese te vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›