Tirane-Athine, bisedime per pensionet e shqiptareve

Qeveria shqiptare dhe ajo greke kane nisur diskutimet per ceshtjen e pensioneve te shqiptareve qe punojne ne Greqi.
Drejtoresha e Sigurimeve Shoqerore te Shqiperise, Evelina Koldashi ishte ne Athine per te riaktivizuar nje komsion dypalesh qe eshte krijuar kater vjet me pare, por qe nuk ka funksionuar asnjehere.
Koldashi eshte shprehur optimiste per bashkepunimin me palen greke. “Eshte shpejt te flitet per pensionet e shqiptareve, por ka filluar bashkepunimi teknik dhe jam optimiste se ky bashkepunim do te na sjelle ne nje te ardhme jo te larget marredhenie bilaterale”, ka pohuar Koldashi.