Spanja do bashkëpunojë me BE-në kundër terrorizmit

Madridi synon të rrisë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit në Evropë gjatë presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, me qëllim për të luftuar më mirë kundër kërcënimit terrorist, konfirmoi sot e përditshmja El Pais.
"Ideja spanjolle është të krijojë 'Komitetin Evropian të Koordinimit Anti-terrorist' duke mbledhur organizmat kombëtarë nga të githa vendet e angazhuara në këtë detyrë'', theksoi e përditshmja "El Pais' duke cituar burime të afërta nga Ministria e Brendshme.
Tetë vende kanë pranuar tashmë duke përfshirë dhe Spanjën për krijimin e këtij organi bashkëpunimi si Gjermania, Britania e Madhe, Danimarka, Holanda, Italia, Belgjika, Portugalia dhe Franca. Tentativa e fundit për atentat kundër një avioni amerikan ka rritur shqetësimet në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Madridi rriti nivelin e alarmit antiterrorist para një rreziku të mundshëm nga organizata baske e armatosur ETA.