Gjendje emergjence në Shkodër, evakuohen banorët
SHKODËR- Nis evakuimi në Shkodër Si pasojë e situatës së rënduar nga reshjet e shiut në zonën e nën Shkodrës dhe përmbytjet e më shumë se 100 shtëpive, kryeministri Sali Berisha ka dhënë urdhur që banorët të evakuohen. Evakuimi ka nisur rreth orës 18:30 nga Shtabi i Emergjencave Civile, po po punojnë me mjete lundruese dhe me makinat e ushtrisë. Fillimisht po evakuohen banorët e dy zonave më të rrezikuara nga përmbytjet, sic janë Ana e Malit dhe Guri i Zi. Banorët pas evakuimit do të akomodohen në ambientet e katër konvikteve në Shkodër, si dhe në hotel “Turizmi”. Si pasojë e zënies së ambienteve të konvikteve nga banorët e zonave të përmbytura janë lajmëruar edhe studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të mos rikthehen në shkollë deri në një lajmërim tjetër. Rëndohet situata në ShkodërSituatë problematike në Shkodër, ku dhjetra shtëpi vazhdojnë të qëndrojnë nën ujë. Reshjet e dendura të shiut vazhdojnë dhe herë pas here kthehen në stuhi. Kryeministri Berisha gjatë inspektimit në zonat më problematike i ka kërkuar emergjencave civile evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Gjithashtu, kryeministri Berisha ka dhënë urdhër të hapen portat e sigurisë së hidrocentraleve Koman, Vau i Dejës dhe Fierzë, ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojë të bien me intensitet. Sipas Berishës, kjo situatë e rënduar nga reshjet do të vazhdojë për 10 ditë.Kryeminstri Berisha është nisur drejt fshatit Obot, ku situata paraqitet më e rënduar, pikërisht banorët e këtij fashti do të evakuohen të parët.KESH për hapjen e hidrocentraleve Ndërkohë sipas drejtorit të KESH Muharrem Stoiku, hapja e portave të hidrocentraleve Koman, Fierzë dhe Vau i Dejes ka nisur si shkak i prodhimit maksimal dhe tepricave të prurjeve mbi normat e pranuara. Aktulisht Fierza po shkarkon 460 m/kub në sekondë, Komani po shkarkon 800 m/kub në sekondë ndërsa Vau i Dejës 700 m/kub në sekondë. Në një komunikim telefonik me redaksinë e News 24, drejtori i KESH Muharrem Stoiku tha se gjëndja po mbahet nën kontroll, dhe se ka gadishmëri maksimale për përballimin e situatës aktuale, por nëse rreshjet do të vazhdojnë me të njejtin intensitet duke sjellë më shumë prurje në hidrocentrale, atëherë do të duhet që portat të hapen më shumë, duke shkarkuar më shumë ujë në tokat bujqësore. C’ka do të thotë se situata në zonat e nën Shkodrës që janë më të prekura nga përmbytjet, mund të bëhet e rrezikshme nëse shirat do të jenë më të vrullshme. Shkodër, përmbytje nga reshjet e shiut Përmbytje nga reshjet edhe në Shkodër. Situata paraqitet problematike në fshatin Obot, ku mbi 100 shtëpi janë përmbytur dhe ndodhen krejtësisht të izoluara nga uji. Pritet që banorët e këtyre zonave të evakuohen, ndërkohë që vetë kryeministri Berisha do të shkojë në këto zona për inspektim. Përmbytjet nga reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në komunën Ana e Malit dhe fshatin Obot. Pikërisht në Obot situata është më problematike, ku mbi 100 shtëpi janë të përmbytura dhe të izoluara nga uji. Si pasojë e situatës së krijuar është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile dhe pritet të vendoset për evakuimin e banorëve në zonat e përmbytura. Për strehimin e tyrë është vënë në dispozicion pallati i sportit, 4 konvikte dhe hotel “Turizmi”. Nëse vendoset për evakuimin banorëve, fillimisht do të evakuohet fshati Obot, i cili paraqet edhe më shumë probleme. Në zonat e përmbytura të nën Shkodrës pritet të shkojë për inspektim edhe kryeministri Sali Berisha. Pas vizitës në Lezhë, ai do të ndalet në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet e të cilit janë shumë të mëdha, deklaroi për News24 korrespondentja në Shkodër. Më pas kryeministri do të inspektojë fshatin Obot, ku dhe ka pasur më shumë përmbytje.(m.a/BalkanWeb)