E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja e Franca vazhdojnë me fitore

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 18:41

Spanja dhe Franca e kanë vazhduar fazën e dytë të grupeve me fitore. ‘Stuhia e Kuqe’ e mposhti Gjermaninë e Dirk Nowitzkit vetëm pas lojës së mirë të shfaqur në çerekun e fundit, pasi që në tri periudhat e para (15:16, 18:20 e 22:20 për gjermanët) forcat e ekipeve ishin të barabarta.

Kampionët e Evropës e fituan 10 minutëshin e dytë 21:13, i cili ia garantoi fitoren e parë në Grupin E. Pau Gasol u kthye nga lëndimi (mungoi në humbjen ndaj Turqisë), për ta ndihmuar Spanjën me 19 pikë të realizuara. Vëllai i tij, Marc, shënoi më së shumti pikë, 24 sosh, kurse fundori Juan Carlos Navarro e përfundoi lojën me 14 pikë.

Në duelin e dytë të këtij grupi, Franca e fitoi dramën ndaj Turqisë (68:64), e cila bëri kthesë të jashtëzakonshme në çerekun e fundit. Francezët ishin më të mirë në pjesën e parë, por edhe në çerekun e tretë. Turqit u kthyen vrullshëm në 10 minutëshin e katërt dhe për pak nuk e befasuan kundërshtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›