Spanja largon ushtarët e fundit nga Kosova
Një grup prej 88 ushtarëve spanjollë arriti të premten në aeroportin ushtarak në Madrid.
Ky ishte grupi i fundit i trupave spanjolle, që u kthyen nga Kosova, ku shërbenin në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR, të udhëhequr nga NATO-ja.
Kështu, Spanja u bë vendi i parë, që në tërësi i tërhoqi ushtarët e saj nga Kosova. Agjencia DPA nga Madridi raporton se vendimi i Spanjës për tërheqje nga Kosova ishte kritikuar nga disa aleatë të NATO-s. Misioni ushtarak spanjoll, që shërbeu në kuadër të KFOR-it në Kosovë, ishte i përbërë nga 630 vetë.