Tadiç: Pas GJND-së, negociata për Kosovën
Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka deklaruar se prioritet i Serbisë është integrimi në Bashkimin Evropian dhe se për këtë do të hiqen të gjitha pengesat.
Deklaratat e Tadiç u bënë në promovimin e oficerëve të rinj të ushtrisë serbe, përpara shtëpisë së Asamblesë ushtarake.
Presidenti serb, tha se Serbia kurrë dhe nën asnjë rrethanë nuk do të njohë pavarësinë e krahinës, por se Qeveria njëkohësisht, po kërkon zgjidhje praktike për problemet e përditshme.
"Një zgjidhje me bazë kompromisi duhet të gjendet për Kosovën, përmes negociatave të reja, të cilat do të jenë të mundura pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë," deklaroi Tadiç.