E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiter Bajrami, në Athinë, besimtarët nuk kanë xhami

Muslimanët që jetojnë në Athinë ashtu si edhe të gjithë besimtarët e tjerë në mbarë botën, kanë festuar Fiter Bajramit. Kremtimi i kësaj feste është bërë në shëtitoren e Stadiumit Olimpik të dielën, në pamundësi për të patur një vend të posaçëm për të kryer faljet apo ritet e tjera fetare. Prej kohësh drejtuesit e lartë fetarë islamë kanë kërkuar ndërtimin e një xhamie, por premtimet e qeverisë ende nuk janë përmbushur. Athina është i vetmi kryeqytet në Bashkimin Europian pa xhami për myslimanët apo për një varrezë të tyre, edhe pse planet për të dyja këto vende kanë ekzistuar prej thuajse dy dekadash, informojnë idhtarë të fesë islame në Greqi. Komuniteti musliman, që numëron më shumë se 700.000 banorë me shtetësi greke, u njoftua për ndërtimin e një xhamie në periferi të Athinës, në Paiania, por komuniteti i zonës e kundërshtoi një gjë të tillë. Kryetari i Shoqatës myslimane të Greqisë Naim El-Ghandour sqaroi se "Nuk ka asnjë xhami të përshtatshme apo varreza për muslimanë,". Për këtë arsye ai i bëri thirrje të gjitha vendeve myslimane që ta mbështesin komunitetin mysliman në Greqi, por edhe diplomatëve që ti mbështesin qoftë politikisht qoftë edhe financiarisht për ndërtimin e një xhamie dhe të një varreze për myslimanët.
Besimtarët janë të detyruar të marrin me qira prona të tilla si sheshe e stadiume, për festa të mëdha dhe për ta falur namazin. Për namazin e komunitetit përdoret një qendër të vogël arabe kulturore apo xhami e improvizuar në fabrika të braktisura ose shtëpi. E vetmja xhami në Greqi është në qytetin kufitar verior të Trakës, në afërsi të Turqisë, me një popullsi muslimane prej rreth 100.000 banorësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›