Spanja mbështet dialogun
Ambasadori i Spanjës në Beograd, Injigo Palasio de Espanja, vendi i të cilit kryeson nga 1 janari Bashkimin Europian, ka deklaruar se Serbia mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE pa zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës.
Ai ka thënë për shtypin serb se Spanja dhe disa partnerë të saj në BE dëshirojnë që midis autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës të hapet dialogu pas përfundimit të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.