E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feste dhe lufte ne Libi. Gedafi Martirizim ose fitore

Festime të mëdha në Tripoli, pas marrjes nën kontroll të bunkerit të kolonel Gedafit. Në sheshin “Jeshil”, banorët e kryeqytetit e kryengritësit përgëzuan njëri-tjetrin për lirinë e fituar, por gjithsesi, Tripoli ende ndodhet në kaos, luftimet janë zhvendosur në zona të izoluara, dhe ajo që shqetëson më së shumti është vendndodhja ende e paditur e kolonel Gedafit.

Ky i fundit përsëriti thirrje të dëshpëruara për banorët e Tripolit të ngrihen e të luftojnë kundër kryengritësve, në një mesazh audio i cili krijonte idenë se koloneli nuk e kupton situatën ku ndodhet tashmë.

Gaddafi, foli për televizionin që transmeton nga Siria, AlRai dhe zëri i tij në disa momente ka në sfond tingullin e kakarisjes së pulave. “Të gjitha tributë, të rinjtë e të moshuarit, burra e gra duhet të sulmojnë Tripolin dhe krehin zonat e tij nga tradhtarët”, bëri thirrje Gedafi.

Por këto duket se janë thirrjet e fundit të një regjimi që ka marrë goditjen përfundimtare. Koloneli tha se ishte tërhequr vetë nga Ba al Azizia, në një lëvizje taktike, por askush nuk i beson më në Tripoli. Kompaundi tashmë, është në duart e kryengritësve që nisën mënjeherë të shembin simbolet e regjimit.

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, planifikon të zhvendosë zyrat e veta qendrore nga Bengazi prej nga drejtoi kryengritjen gjashtë muajt e fundit, në Tripoli. Kjo pritet të ndodhë brenda disa ditëve, e më tej do të nisë planifikimi i një sistemi të ri demokratik të qeverisjes.

Një zëdhënës i kryenrgitësve i tha BBC-së se po zhvillohen negociata me banorët e qyteteve Sebha dhe Sirte për një përfundim paqësor të konfliktit.

Gjithashtu, bisedime të nivelit të lartë priten në Katar, me të dërguar të SHtetve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në fokus të të cilave është situate në Libinë postGedafi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›