E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja mbetet favorit

Sulmuesi brazilian Nilmar ka thënë se bashkëkombësit e tij ende besojnë se Spanja do të arsyetojë epitetin e favoritit në Kampionatin botëror, pavarësisht humbjes së papritur nga Zvicra.

“Ky mund të jetë mësim për ta – ky rezultat tregon se çka mund të ndodhë në një Kampionat botëror”, tha Nilmar i cili është rezervist në Kombëtaren braziliane, pasi Luis Fabiano dhe Robinho përbëjnë çiftin sulmues të Saleçaos.

“Por, unë nuk kam ndërruar mendimin tim. Spanja mbetet njëri prej favoritëve”, shtoi ai. Nëse Brazili fiton grupin e tij dhe Spanja përfundon në pozitën e dytë, atëherë do të përballen mes vete në rrethin e ardhshëm të garës. “Kjo do të ishte finale para finales, pasi për mua ata janë njëri prej ekipeve më të mira në botë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›