Viktima e parë e vuvuzelës

Çfarë taktike do të përdorë Franca ? Këtë nuk e di askush. Mirëpo, cili është zëri që lëshon vuvuzela ? Këtë e dinë të gjithë, e sidomos gjermani Sven Wipperfurth. Tifozi i pafat i Kombëtares gjermane është viktima e parë e burisë së plastikës, instrument tradicional i Afrikës së Jugut që është bërë i famshëm gjatë këtij Botërori.
Sven ishte në ndeshjen Gjermani – Australi në xhiron e parë. Ai ishte duke festuar kur Lukas Podolski shënoi golin e epërsisë 1-0, mirëpo gëzimi i tij nuk zgjati shumë. Një tifoz që ishte prapa tij filloi t’i bie fuqishëm vuvuzelas dhe i dëmtoi atij veshin.
I tingëlloi deri në fund të ndeshjes, ndërsa nuk u ndal as pas përfundimit të saj. Sven kërkoi ndihmë mjekësore, ndërsa është diagnostifikuar me tinitus – ndjenjë e një tingëllime në vesh. “Ato buri të mërzitshme duhet të ndalohen”, tha Sven.
Deri më tani, vuvuzelat kanë qenë të mërzitshme, por tani janë bërë edhe të rrezikshme. Mirëpo, ekziston mundësia që zhurma e tyre të dëgjohet edhe jashtë kontinentit të Afrikës. Në Angli janë shitur mes 50 mijë dhe 70 mijë vuvuzela. Sezonin e ardhshëm tifozët e Manchester Unitedit mund të festojnë golat e Rooneyt me vuvuzela.