E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasiljas "mban" Pujolin në kombëtare

Menjëherë pas fitimit të Kupës së Botës, Pujol bëri të ditur vendimin e tij për t’u tërhequr nga përfaqësuesja, në mënyrë që t’u bëjë vend lojtarëve të rinj. Por portieri dhe njëkohësisht kapiteni Kasiljas, provon edhe një herë ta bëjë mbrojtësin të ndryshojë mendje.

“Më pati thënë se e vetmja gjë që dëshironte ishte Kupa e Botës. Tani të gjithë jemi të lodhur dhe ai ka vendosur të largohet nga kombëtarja. Por unë mendoj se ai është ende shumë i nevojshëm për skuadrën dhe besoj se mund të luajë në nivele të larta deri në vitin 2012”, pohoi Kasiljas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›