E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja përshëndetet nga Olimpiada

Njëri prej favoritëve kryesorë për ta fituar medaljen e artë, Spanja, ka pësuar elimim ‘shokues’ nga Olimpiada e Londrës. ‘Stuhia e Kuqe’ po e dominon futbollin botëror në 4-5 vjetët e fundit me të gjitha kategoritë, prandaj me të drejt shiheshin si favoritë edhe në këtë eveniment, përkrah Brazilit e Britanisë së Madhe.

Mirëpo, befasia ndodhi të dielën mbrëma, kur spanjollët e pësuan humbjen e dytë rresht, në kuadër të Grupit B, për t’i thënë lamtumirë ‘Londrës 2012’. Të kuqtë humbën nga Hondurasi me rezultat minimal 1:0, me golin e shënuar nga Jerry Bengtson, në minutën e shtatë të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Japonia fitoi ndaj Marokut 1:0 falë golit të Kensuke Nagai (39’). Në renditje, Japonia udhëheq me 6 pikë, përpara Hondurasit (4) dhe Marokut (1). Spanja, e cila ndeshjen e parë e kishte humbur nga japonezët, s’ka asnjë pikë dhe Juan Mata me shokë kthehen kështu në shtëpi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›