Pushimet e yjeve të Serie A

Edhe pse kaluan një sezon jo fort të suksesshëm, mes zhgënjimesh në Kupat e Europës dhe skandalit të basteve, sërish futbollistët e Serie A i kanë shfrytëzuar pushimet e verës kryesisht nëpër plazhet më të njohura të globit në shoqërinë e familjes, miqve apo të dashurave të tyre.
Sant Tropez, plazhi i Ostias dhe Miami Beach kanë qënë vendet më të preferuara për yjet e Serie A.
Më aktivët gjatë këtyre pushimeve kanë qënë Kevin Prince Boateng me të dashurën e tij Melissa Satta në Saint Tropez dhe Francesco Totti dhe Ilary Blasi në Miami.