E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ta ndihmojmë Kakan

Iker Casillas insiston se Leite Kaka është lojtar i rëndësishëm i Real Madridit. Portieri spanjoll i ka këshilluar shokët e skuadrës që ta ndihmojnë mesfushorin brazilian që të ndihet rehat dhe i rëndësishëm për ekipin.

“Ajo që duhet ta bëjmë është që ta ndihmojmë, që ta dijë që është shok dhe bashkëlojtar yni. Ai është lojtar mjaft i rëndësishëm, kur luan në nivelet e tij më të mira”, u shpreh 31 vjeçari.

“Ndoshta ai nuk ndihet rehat sa duhet, por për ne, ai është lojtar i kategorisë sonë. Çfarëdo që vendos trajneri ose klubi, ai është lojtar i rëndësishëm për ne. E konsiderojmë si bashkëlojtar dhe profesionist. I uroj çdo të mirë atij”, përfundoi Casillas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›