Spanja refuzon ofertën e ETA-s për bisedime

Shteti bask përshkon kufirin midis Spanjës dhe Francës, e cila ndan pikëpamjen e Madridit në negociata. ETA ka luftuar gjatë një fushate 45-vjeçare për pavarësinë e baskëve.
Por grupi i armatosur ka humbur mbështetjen gjatë viteve të fundit. Vitin e kaluar, ajo bëri të ditur fundin e fushatës së saj të dhunshme.
Deklarata e re sugjeron se organizata dëshiron të bëjë një hap përpara, duke u shpërbërë tërësisht dhe duke dorëzuar armët e saj.
Përmbledhja, që u publikua në website-n e gazetës baske “Gara”, sugjeron se ETA është gati për bisedime, por vendos kushte për shpërbërjen.
Ata kërkojnë transferimin e të burgosurve baskë drejt burgjeve pranë shtëpive të tyre, një kërkesë e bërë prej shumë kohësh prej tyre.
Në përgjigjen e tij, ministri i Brendshëm spanjoll tha: “Ata e dinë se ne nuk kemi negociuar dhe nuk do të negociojmë në asnjë lloj mënyre me organizata terroriste. Kështu që, e vetmja gjë që qeveria kërkon, nuk dëshiron por kërkon dhe po punon për realizimin e saj, është shpërbërja pa kushte e tyre”.