Spanja synon ta mbrojë titullin, SHBA-ja ta kthejë atë

Stamboll, 28 gusht - Kampionati botëror i basketbollit "Turqia 2010" është në prag të fillimit. 24 skuadrat e ardhura nga Afrika, Amerika, Azia, Oqeania dhe Evropa do të luftojnë për çmimin më të madh të basketbollit në botë. Fituesi jo vetëm që do të kthehet në shtëpi me medalje të artë, por gjithashtu do të kualifikohet automatikisht për Lojërat Olimpike të vitit 2012, që mbahen në Londër.
Një pjesë e përfaqësuesve qysh tash llogariten në mesin e favoritëve. Ekipet që shkaktojnë frikën më të madhe janë finalistët e lojërave olimpike "Pekini 2008", Spanja dhe SHBA-ja. Këto dy përfaqësuese kërkojnë suksesin edhe në Turqi. Spanjollët duan ta mbrojnë titullin e kampionit të botës, ndërsa amerikanët duan ta rikthejnë titullin e kampionit pas plotë 16 vjetësh.
"Mendoj se do të jetë një kampionat shumë i niveluar. Ekipet favorite janë Spanja, SHBA-ja, Greqia e Argjentina. Mos të harrojmë edhe Brazilin. Ka edhe ekipe të tjera shumë të mira", ka thënë organizatori i Përfaqësueses së Brazilit, Marcelo Huertas.
Spanjollët ende kujtojnë festën që kishin para katër vitesh në Japoni, kur në finale të botërorit mposhtën Greqinë. Spanja vitin e kaluar tregoi forcën, duke triumfuar në kampionatin evropian që u mbajt në Poloni.
"Prej vitit 2004 kemi përparuar, pasi fillimisht shkuam deri në çerekfinale. Pas kësaj çdo vit shkonim lart e më lart dhe në fund erdhi edhe kulmi, kur u shpallëm kampion", ka thënë presidenti i Federatës së Basketbollit të Spanjës, Jose Luis Saez, shteti i të cilit ka fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror në vitin 2014.
"Ne tashmë kemi përvojë në botëror, por gjithmonë ekziston rreziku nga ekipet tjera që janë të motivuara të luajnë kundër kampionëve në fuqi. Ne jemi të përgatitur për të luajtur më ekipet më të forta sepse jemi më të fortit".
Një pjesë e përfaqësuesve në Turqi do të jenë pa yjet e tyre. Në të vërtetë në kampionat do të mungojnë emra të mëdhenj të basketbollit botëror. Spanja do të jetë pa MVP-në e vitin 2006, Pau Gasolin dhe plejmejkerin Jose Manuel Calderon, që ishin startues para katër vjetësh në Japoni.
Gasol vendosi të pushojë kësaj here, ndërsa Calderon u lëndua në ndeshjen kontrolluese kundër ekipit amerikan.
"Kemi mungesa të mëdha kësaj here, por edhe me gjithë këtë ekipi ynë është në gjendje të arrijë synimet që ka. Nuk e kemi ndërmend t'i ndryshojmë synimet, sepse nuk duam të arsyetohemi në mungesë të Gasolit e Calderonit", tha presidenti Saez.
Përfaqësueses së SHBA-së i mungon komplet ekipi që triumfoi në lojërat olimpike "Pekini 2008". Këtë here SHBA-ja ata do të paraqitet me një gjeneratë totalisht të re.
Derrick Rose, Kevin Durant dhe Stephen Curry janë basketbollistët që pritet të udhëheqin amerikanët drejt suksesit.
Përfaqësuesja e Argjentinës ka ardhur në Botërorin 2010 si favoritja kryesore, bazuar në ranglistën e FIBA-s. Argjentina duket si kërcënim i vërtetë për grupin A të cilin e përbëjnë edhe Serbia, Australia, Gjermania, Angola dhe Jordania.
Reprezentuesi i Argjentinës, Andres Nocioni disa ditë para Botërorit u detyrua të tërhiqet me lot në sy nga ekipi shkaku i lëndimit të nyjes së këmbës.
Serbia ka një ekip shumë të mirë, ndërsa me kujdes do të përcillen edhe Sllovenia, Kroacia e Brazili.
Irani ditë më parë e ka humbur kapitenin Samad Nikkhah Bahrami shkaku i lëndimit. Iranianët do të inspirohen nga plejmejkeri Mehdi Kamrani dhe qendra Hamed Haddadi.
Edhe tifozët e Përfaqësueses së Turqisë besojnë se kanë gjasa të fitojnë titullin e kampionit. Ylli i skuadrës është Hedo Turkoglu, i cili edhe pritet të udhëheqë ekipin turk. Turqit do të luajnë në grup kundër Greqisë, Portorikos, Rusisë, Bregut të Fildishtë dhe Kinës.
Në grupin D, Spanja mbetet favoritja kryesore pasi për kundërshtarë ka Libanin, Francën, Zelandën e Re, Lituaninë dhe Kanadanë.
*************
Grupi A (Kayseri): Angola, Argjentina, Australia, Gjermania, Jordania, Serbia
Grupi B (Stamboll): Brazili, Kroacia, Irani, Tunizia, Sllovenia, SHBA
Grupi C (Ankara): Kina, Bregu i Fildishtë, Greqia, Rusia, Portoriko, Turqia
Grupi D (Izmir): Kanada, Franca, Libani, Lituania, Zelanda e Re, Spanja
***************
Kampionët e deritashëm të botërorëve
1950 - Argjentina
1954 - SHBA
1959 - Brazili
1963 - Brazili
1967 - Bashkimi Sovjetik
1970 - Jugosllavia
1974 - Bashkimi Sovjetik
1978 - Jugosllavia
1982 - Bashkimi Sovjetik
1986 - SHBA
1990 - Jugosllavia
1994 - SHBA
1998 - Jugosllavia
2002 - Jugosllavia
2006 - Spanja
2010 - ?