Sportal.rs: Blatter e dëshiron Kosovën në UEFA e FIFA

Portali serb "Sportal.rs" ka shkruar të premten se presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Sepp Blatter, e dëshiron Kosovën në UEFA dhe FIFA.
"Presidenti i FIFA, Sepp Blatter, dëshiron të futë Kosovën në UEFA dhe FIFA. Zvicerani, sipas shkrimeve të mediumeve në Shqipëri, mundohet të sigurojë pranimin e Kosovës në FIFA si shtet i pavarur", ka shkruar Sportal.rs.
"Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës është Fadil Vokrri, ish-futbollisti i Prishtinës dhe Partizanit dhe momentalisht njëri prej personaliteteve më të popullarizuara në Kosovë. Vokrri disa herë është takuar me zyrtarë të FIFA-s dhe UEFA-s dhe si duket e ka siguruar përkrahjen e Sepp Blatterit, i cili po angazhohet që Kosova të fitojë anëtarësimin në FIFA, apo që të paktën t'i mundësohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore".
Drejtuesit e FFK-së janë duke punuar për pranim në FIFA e UEFA. Më herët kryetari i FFK-së, Vokrri, ka thënë se pret që në vitin 2011 të finalizohet pranimi në asociacionet ndërkombëtare të futbollit. FFK-ja kohë më parë ka firmosur marrëveshje me FIFA-në për transferimin e lojtarëve kosovarë. Ky është vlerësuar të jetë hapi i parë drejt pranimit në shtëpinë botërore të futbollit.
Blatter president i FIFA-s është që nga viti 1998. Ai vitin e ardhshëm pritet të fitojë edhe një mandat katërvjeçar.