E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja,Sllovakia:Nuk e njohim Kosovën

Një ditë pas miratimit të rezolutës së Parlamentit Evropian, Spanja dhe Sllovakia ka shprehur kundërshtinë e tyre, duke deklaruar se nuk do ta njohin Kosovën. Ministri i Jashtëm i Spanjës, Migel Anhel Moratinos, ka refuzuar thirrjen e Parlamentit Evropian që pavarësia e Kosovës të njihet nga gjitha vendet e BE së. "Ne respektojmë të gjitha rezolutat e Parlamentit Evropian por qeveritë kanë opinionet e tyre", tha Moratinos duke shtuar se shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. "Nga 192 shtete, përfaqësuese në Kombet e Bashkuara, besoj se jo më shumë se 50 shtetet kanë njohur Kosovën si shtet" tha Moratinos. Ndërkaq zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovake Jan Shkoda ka thënë se "miratimi i rezolutës nga PE nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e Sllovakisë, e cila nuk e njeh shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›