Spanje Komisioni i disiplines fal Pikene
Komisioni i garave i Federates Spanjolle te Futbollit RFEF ka vendosur qe te denoje me nje ndeshje per grumbullim kartonesh futbollistin e Barcelones Xherard Pike i cili ne ndeshjen e se martes ndaj Rajo Valekanos u ndeshkua me kartonin e peste te verdhe duke plotesuar ciklin. Ne kete menyre mbrojtesi spanjoll do te mungoje vetem ne ndeshjen e se shtunes ndaj Levantes dhe mund te luaje ne supersfiden e dates 10 dhjetor ate ndaj Real Madrid ne Santiago Bernabeu. Ne ditet e fundit ishte folur nga mediet qe jane shume prane Realit per mundesine e nje ndeshkimi me dy ndeshje per Pike pasi ai e mori me dashje kartonin e verdhe pikerisht per te mos rrezikuar mungesen ndaj Realit ne rast se do te ndeshkohej ne ndeshjen e ardhshme ndaj Levantes. Por Komisioni nuk e pa te arsyeshme nje denim me dy ndeshje ashtu sic parashikon edhe rregullorja. Neni 112.3 i kodit disiplinor te RFEF-se parashikon denimin me dy ndeshje pezullim te nje futbollisti nese ai kerkon ndeshkimin me karton te verdhe ne menyre qe te mos luaje nje ndeshje dhe per te shkuar i paster ne nje ndeshje tjeter me te rendesishme.
Por arbitri qe ndeshkoi Piken Perez Lasa nuk shkroi ne raport se katalanasi e mori me dashje kartonin por vetem se ai u ndeshkua me te verdhe per vonesen e lojes.