E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë/ Dy deputetë rezultojnë të prekur nga virusi H1N1

Dy deputetë spanjolle, anëtarë të Partisë Socialiste janë prekur nga virusi i gripit të derrave A/H1N1. Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave bëhet fjalë për deputetin andaluzian Juan Luis Rascon dhe asturianin Hugo Moran. Sipas burimeve, dy politikanët ndodhen në shtëpitë e tyre dhe paraqesin simptoma të gripit normal, të shoqëruar me temperaturë.
Burimet saktësojnë më tej se numri i personave që kanë humbur jetën deri tani për shkak të gripit të derrave në Spanjë arrin në 36.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›