Iran, arrestohet një rrjet spiunësh

Irani ka deklaruar sot se ka arrestuar spiunë të ndërlidhur me shërbimin informativ izrelit Mosad, të cilët qëndronin prapa vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian një vit më parë.
Mediat shtetërore e transmetuan deklaratën e ministrisë së inteligjencës se "rrjeti i spiunëve dhe terroristëve" ishte përgjegjës për shpërthimin që vrau shkencëtarin Masud Ali Mohamadi, profesor i fizikës bërthamore në Universitetin e Teheranit në janar, 2010.
Ndërkohë mediat shtetërore nuk japin detaje të tjera lidhur me operacionin e ndërmarrë nga Irani për arrestimin e tyre.