Spanjë, Unioni iFutbollistëve kërkonshtyrjen e ndeshjeve
MADRID- Unioni spanjoll i Futbollistëve ka nisur një proces në adresë të drejtuesve të Ligës së këtij vendi, në lidhje me faktin që do të luhet ditën e diel.
Mes dy shoqatave ka nisur një betejë e vërtetë ligjore, e cila tashmë duket se është kthyer në një telenovelë. Primera Divizion do të luhet në datën 2 janar, ndërsa Liga, për të rritur audiencën, ka shpërndarë ndeshjet në orare të ndryshme, nga ora 16 deri në 22. Drejtuesit e Unionit kërkojnë që këto 5 ndeshje të shtyhen për një ditë më pas, më 3 janar, duke qenë se data 2 është zyrtarisht pushim në Spanjë. Po ashtu, shpërndarja në orare të ndryshme nuk shihet me sy të mirë nga përfaqësia e lojtarëve.
Drejtuesit e Unionit të Futbollistëve janë shprehur se janë optimistë që sfidat do të shtyhen, por presidenti i Ligës Spanjolle Hose Luis Astiazaran e quajti protestën të kotë, pasi kalendari është miratuar që në muajin qershor. “Kostoja e shtyrjes së ndeshjeve shkon nga 18 deri në 20 milionë”, tha ai.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Spanjë, Unioni i Futbollistëve kërkon shtyrjen e ndeshjeve