E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështimi i 2010’s

Nga Express më 30 dhjetor 2010 në ora 08:48

Ervin Skela pati një vit të dështuar. Mesfushori shqiptar i ishte bashkuar ekipit Tus Koblenz në vitin 2009, por ai në vitin 2010 dështoi ta ndihmonte ekipin nga liga e dytë gjermane që t’i shpëtonte mbijetesës.

Pastaj, me të përfunduar sezoni, 34-vjeçari u la i lirë nga udhëheqësit e Koblenzit dhe nga ajo kohë, ka mbetur pa ekip, edhe pse kishte kontakte me disa skuadra.

Përkundër këtij fakti, veterani i mesit të fushës nuk mbeti jashtë Kombëtares. Ai u ftua dhe luajti rregullisht për Kuqezinjtë e Josip Kuzes në ndeshjet kualifikuese për Euro 2012. Vlonjati shpreson që të gjejë ndonjë angazhim gjatë dimrit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›