Viti i Beqirajt

Nga Express më 30 dhjetor 2010 në ora 08:50
Viti 2010 ishte me fat për futbollistin kosovar, Fatos Beqiraj. Sulmuesi pejan, gjatë verës që shkoi ishte transferuar nga klubi malazez, Buduçnost te gjiganti kroat, Dinamo Zagreb.
22-vjeçari u ambientua menjëherë te klubi kroat dhe u bë pjesë e rëndësishme e tij. Pas transferimit në Kroaci, Beqiraj e pati mundësinë që të luante edhe në Europa League.
Përpos paraqitjeve me klubin kroat, futbollisti kosovar pati rastin të luante në shumicën e ndeshjeve të përfaqësueses së Malit të Zi.