E Diel, 1 Nëntor 2026

Igor Luksic zyrtarishtkryeministër iMalit të Zi

PODGORICE- Igor Luksic është miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi si kryeministër, duke zëvendësuar në këtë post Millo Gjukanovic, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar.

“Të gjithë ne, qeveria, parlamenti, autoritetet lokale dhe shoqëria duhet të demonstrojmë vendosmërinë dhe gadishmerinë që të përdorim njohuritë dhe kapacitetet drejt integrimit evropian”, u tha kryeministri 34 vjeçar deputetëve.

Parlamenti miratoi edhe emërimin e disa ministrave të rinj.

Luksic ka theksuar se prioritet do të ketë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›