Spanjë, demat përgjakin garën e Pamplonas
Regjistrohen sërish viktima në garën e Pamplonas në Spanjë. Gara me dema ka shënuar të tjerë të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Dy ditë nga vdekja e të riut Daniel Jimeno në periferi të Madridit, demat masakrojnë edhe 11 persona në garën e radhës, gjatë edicionit të përvitshëm të San Ferminit. Gjatë vrapimit nëpër rrugët e ngushta të qytezës, kafshet e egërsuara kanë plagosur 11 pjesëmarrës, 2 prej te cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata kanë marrë plagë në qafë dhe në trup. 12 korriku është dita e sfidës "corredor" ku nëpër rrugët e qytetit vrapojnë dema shumë të fuqishëm dhe luftarakë. Gara zgjati 5 minuta dhe protagonisti i ditës ka qenë demi Ermitano. Kafsha ka ngritur në ajër një person, i cili ka marrë plagë të rënda. Telashet filluan në momentin kur tre dema u penguan dhe u rrëzuan përtokë, por Ermitano me një peshë prej 575 kilogramësh vazhdoi vrapin i vetëm, duke shkaktuar panik mes njerëzve. Ndërsa të premten, një person humbi jetën si pasojë e palgëve të marra gjatë garës së Pamplonës, garës së famshme me dema që zhvillohet në spanjë. gara tradicionale që zhvillohet çdo vit në qytetin e Pamplonës dhe që tërheq mijëra turistë vendas dhe të huaj, regjistroi viktimën e parë, por kjo nuk i frenoi vrapuesit të merrnin pjesë në këtë kompeticion. Vrasja e të riut shënoi edhe bilancin e parë tragjik për garuesit, pas një periudhe gati 15 vjecare. Në ditën e parë u regjistruan të paktën 4 të plagosur. Gara nisi në datën 7 korrik dhe përfundon në 14 të po këtij muaji.