E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët, imunë ndaj ligjeve kosovare

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës ka kërkuar nga EULEX-i që të rrisë përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve të Kosovës. Deri më tani, të gjitha misionet ndërkombëtare kanë qenë imune ndaj ligjeve të Kosovës- shkruajnë agjensitë kosovare të lajmeve. Ligjet kosovare vazhdojnë të mos kenë efekt ndaj pjesëtarëve të misioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.
Në emër të imunitetit që gëzojnë, të dhënë nga Rezoluta 1244 apo Plani i Ahtisarit, ata nuk ndiqen penalisht, edhe nëse kryejnë shkelje ligjore. Në një raport të fundit për Kosovën, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Tomas Hamarberg, ka kërkuar nga misioni europian për sundimin e ligjit (EULEX) që të rrisë përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve të Kosovës. Në anën tjetër, zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal, shpjegon se personeli që punon në këtë mision, ka imunitet diplomatik. Të njëjtit nuk u nënshtrohen ligjeve vendore. Në rast të shkeljeve të mundshme, ata trajtohen nga drejtësia e shtetit nga vijnë. Imuniteti po ashtu mund të hiqet nga shteti përkatës.
Por, përvoja me UNMIK-un, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, tregon se nuk është mirë që ndërkombëtarët të mos i nënshtrohen ligjeve vendore. Aktivistë për të drejtat e njeriut kanë evidentuar një sërë rastesh kur ndërkombëtarët kanë bërë shkelje ligjore në Kosovë. Një nga rastet më të rënda konsiderohet vrasja e dy personave në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, më 10 shkurt të 2007-ës, nga ana e policëve rumunë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›