Spanjë, gruaja e ish-kryeministrit Aznar, kryebashkiake e Madridit
Ana Botella, gruaja e ish-kryeministrit Jose Maria Aznar është kryetarja e re e Bashkisë së Madridit.
Nga 27 dhjetori, Ana Botella do të marrë drejtimin e kryeqytetit spanjoll, pas dorëheqjes së Alberto Gallardon, i cili merr postin e Ministrit të Drejtësisë.
Ana Botella Serrano, 57 vjeçe, renditej e dyta në listën e dalë nga zgjedhjet lokale.
Ajo bëhet femra e parë që merr drejtimin e kryeqytetit spanjoll.