Spanjë, masat e qeverisë, minatorët e nënpunësit përleshen me policinë
SPANJË- Masat e reja qeveritare, të cilat kanë si qëllim uljen e ndjeshme të borxhit publik të Spanjës kanë provokuar protesta në mbarë vendin. Nëpunësit civilë ishin grupi i fundit që u përfshinë në protesta kundër masave të kursimit. Një prej punonjësve deklaroi se njerezit që punojnë më shumë po sakrifikojne jetën e tyre për të shpetuar bankierët, pikerisht ata të cilët nuk i paguajnë taksat.
Me prezantimin e masave të reja shtrënguese, kryeministri Mariano Rahoy është akuzuar se është përuluar përpara kërcënimeve të Bashkimit Europian, duke mos i mbajtur premtimet elektorale. Ndërkohë në Madrid, protestat masive të minatoreve cuan në përleshje të dhunshme me policine, ku për pasojë mbetën të plagosur 70 vetë, ndërsa të paktën nëntë vetë u arrestuan.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)