E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas një viti pezullim, kthehen në punë minatorët e Bulqizës

Bulqizë- Pas një viti pezullim, është rikthyer puna në galeritë e zonës D, në minierën e Bulqizës.

Gjatë periudhës së papunësisë ka patur me dhjetra protesta nga minatorët të cliët donin rikthimin në punë, pasi në momentin e pezullimit paguheshin me 50% të pagës.

Shkak i pezullimit të 80 minatorëve ka qenë RIMSH, pasi e ka cilësuar këtë zonë të rrezikshme për shkak të nivelit të lartë të gazrave brenda saj. Ata disa herë kanë deklaruar se firmat private të lincesuara nga qeveria po shfrytëzojnë barbarisht minierën edhe në zonat ku atyre su lejohet të hyjnë. Miniera e Bulqizës ka ngjallur një debat të fortë që prej Tetorit 2011 kur humbi jetën një minator dhe 8 të tjerë u plagosen. Puna, të paktën në letër, u pezullua teksa minatorët ndërmorrën një grevë urie për tiu plotësuar disa kushte siç ishte rritja e pagave dhe siguria në punë.

Kompania ACR, e cila ka marrë me konccesion këtë minierë ja ka dhënë me nënkoccension një firme turke këtë zonë të minierës, por për shkaqe ende që nuk dihen kjo firmë i ka zvarritur për gjatë një viti punimet.

Gjatë këtyre ditëve do tëbëhet përgatitja e terrenit për fillimin e punimeve, dhe më pas do të fillojë nxjerrja e mineralit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›