E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Bush zhvillon një vizitë të papritur në Irak

Bagdad -Presidenti amerikan George W. Bush mbërriti sot në Irak për një vizite të papritur lamtumire, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Presidenti Bush u prit nga homologu irakian Jalal Talabani, sipas televizionit al-Iraqia. Vizita e presidentit Bush u zhvillua pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë mes SHBA-së dhe Irakut.

Kjo është vizita e katërt e presidentit Bush në Irak që nga koha kur ai urdhëroi pushtimin e vendit në vitin 2003. Bush do t'i dorëzojë detyrën më 20 janar 2009 presidentit të zgjedhur, Barack Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›