Perez: Kalimi i Villas te Reali,çështje kohe
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar se është vetëm çështje kohe kalimi i David Villas te Reali.Sulmuesi i Valencias është njëri nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuar gjigantët e futbollit evropian, Real Madrid, Barcelona, Liverpool dhe Manchester United. "Ai është një lojtar i shkëlqyer të cilin doemos duhet ta përfshijmë në projektin tonë. (Presidenti i Valencias) Manuel Lorente duhet ta bëjë atë që duhet ta bëjë dhe unë duhet ta kryej punën time. Transferimi është vetëm çështje kohe", u shpreh Perez.