Sparkes: Rezoluta e Serbisë, kthim prapa

Ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparkes ka deklaruar se rezoluta e Serbisë përbën kthim prapa dhe tenton të mbajë hapur një cështje të mbyllur.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe ka një integritet territorial të pacënueshëm”, ka pohuar diplomati britanik.
Deklaratën e tij, përfaqësuesi i Londrës zyrtare e bëri pas një takimi me ministrin e Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni.