Komandanti i ri i KFOR-it merr sot detyrën

Prishtinë, 1 Shtator, NOA Forcat e KFOR-it në Kosovë nga dita e sotme do të drejtohen prej një kreu të ri. Mësohet se ai është gjenerali gjerman, Erhard Biler, i cili sot merr këtë detyrë nga paraardhësi dhe njëkohësisht patrioti i tij, Markus Bentler.
Bëhet me dijeni se dorëzimi i detyrës ndaj tij do të bëhet në selinë e KFOR-it në Prishtinë, ndërsa në ceremoni do të marrë pjesë edhe komandanti i forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali amerikan, Mark Ficxherald.
Para largimit nga Kosova, Bentler e ka vlerësuar gjendjen e sigurisë të qetë dhe stabile me trend të përmirësimit të vazhdueshëm.
Në anën tjetër, gjenerali Bentler theksoi se reduktimi i trupave të KFOR-it dhe bartja e përgjegjësive tek Policia e Kosovës për ruajtjen e objekteve të Trashëgimisë Kulturore dhe kontrollin e vijës së gjelbër të kufirit është dëshmia më e mirë se Policia e Kosovës është e aftë dhe ka kapacitete për ushtrimin e përgjegjësive që i takojnë dhe të vazhdohet
me këtë qasje profesionale edhe me pasardhësin e tij në krye të KFOR-it.
n.e/NOA