E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Ikim, misioni ynë në Irak përfundoi

Uashington, 1 Shtator, NOA Tani është koha për ta mbyllur kapitullin e luftës në Irak. Përmes këtij kapitulli të shquar në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, ne kemi plotësuar përgjegjësitë tona.

Këto janë fjalët që presidenti amerikan, Barak Obama, zgjodhi të thotë në fjalimin e rastit për mbylljen zyrtare të luftës së aleatëve ndaj Irakut, e cila ka zgjatur për mëse 7 vjet e gjysmë dhe finalizimi i së cilës me largim nga fronti, ka qenë një nga pikat kryesore të programit qeverisës të tij.

Sipas Obamës, operacioni Liria e Irakut tashmë ka përfunduar dhe populli irakian ka tani përgjegjësinë kryesore për sigurinë vendit të tyre.

Ai gjithsesi nuk deklaroi fitore por tha se po shkohet drejt një misioni të ri.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se rreth 50 mijë trupa amerikane do të qëndrojnë në Irak dhe do të largohen deri nga fundi i vitit 2011.

Sipas Obamës, ky mision që do të mbetet ende atje, është për të këshilluar forcat irakiane të sigurisë, bashkëpunuar me ato forca në misionet anti-terroriste dhe për të mbrojtur civilët.

Gjithnjë e më shumë civilë amerikanë do të mbështesin përpjekjet e Irakut për të ndërtuar një qeveri dhe për ta marrë veten nga vite lufte. Vetëm irakianët mund të ndërtojnë një demokraci brenda kufijve të tyre. Ajo që mund dhe do ta bëjë Amerikë, është të mbështesë popullin irakian si shok dhe partner, përfundoi deklaratën e tij Obama.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›