Të gërmohen të gjitha vendet e dyshuara për varreza masive

Prishtinë, 1 shtator, NOA - Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut me seli në Prishtinë ka ripërsëritur kërkesën për zbardhjen e fatit për personat e zhdukur numri i të cilëve është 1827.
Në deklaratën e saj KMLDNJ thekson se emrat e personave që janë në listën e të pagjeturve nuk ndahen sipas përkatësisë etnike, fetare, racore, gjinisë apo moshës, por vetëm në aspektin human.
Organizata ka kërkuar që kërkimet të vazhdojnë në të gjitha zonat e dyshuara.
KMDLNJ kërkon që të vazhdohet me gërmimin e lokacioneve në Rashkë, Medvegjë, Zhilivodë dhe kudo që dyshohet se ka varreza masive. KMDLNJ e kundërshton qasjen që gërmimet dhe hulumtimet për zbardhjen e personave të pagjetur të bëhet në mënyrë selektive si dhe të kërkohen informata vetëm për të zhdukurit e përkatësisë etnike të tyre, thuhet në deklaratën e KMDLNJ-së.
a.k/NOA